Garcia: Roma synon ta lerë pas eliminimin nga Liga e Kampioneve
Roma u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht në Olimpiko nga Manchester City me rezultat 0:2. Trajneri i ekipit roman, Rudi Garcia, synon ta lërë prapa krahëve eliminimin, duke u bërë thirrje lojtarëve që të mendojnë për ndeshjet në Seria A, shkruan gazeta Express. “Ishte një ndeshje, në të cilën të dyja ekipet bënë gjëra të mira. City eshte një ekip me më shumë përvojë dhe ne duhet të përmirësojmë në disa gjëra. Ne duhet të kemi edhe më shumë lojtarë të mirë në qoftë se duam të jemi në të njëjtin nivel me ekipet e mëdha”, deklaroi Garcia. “Tani ne duhet të mendojmë për Serine A dhe unë kerkoj qe lojtarët e mi të luajne një ndeshje të madhe të dielën kundër Genoas. Ne jemi në Europa League, por Seria A është një konkurrencë më e rëndësishme tani”, ka theksuar trajneri francez.
KOHA JONË SONDAZH

