Gasperini e kritikoi për penalltinë e humbur, reagon Lookman: Fjalët më lëndojnë dhe më duken të pasjellshme!
Ademola Lookman ka reaguar ndaj deklaratave të Gian Piero Gasperinit pas humbjes ndaj Brugge-s, ku nigeriani humbi një penallti vendimtare.
Përmes Instagramit, ai shprehu zhgënjimin e tij: “Më trishton që duhet ta bëj këtë në një ditë si kjo, veçimi im më lëndon dhe është pasjellshëm, sidomos pas gjithçkaje që kam dhënë për klubin dhe tifozët.
Kam kaluar momente të vështira, por ekipi ka qenë gjithmonë i pari për mua. Kjo e bën gjithçka edhe më të dhimbshme. Edhe tifozët tanë dhe ne si ekip po vuajmë për këtë humbje. Në momentin e penalltisë, mora përgjegjësinë për të ndihmuar ekipin. Jeta ka sfida, dhe do ta kthej këtë dhimbje në forcë”.
Këto komente erdhën pas fjalëve të Gasperinit, i cili tha se Lookman nuk duhej të ekzekutonte penalltinë dhe se ishte një nga gjuajtësit më të dobët.
KOHA JONË SONDAZH

