Gasperini flet për dëmtimin e Gjimshitit: Shpresojmë që të jetë …
Berat Gjimshiti pësoi dëmtim në ndeshjen e Atalantës ndaj Udineses, të mbajtur në mesditë. Rreth situatës së lojtarit shqiptar ka folur trajneri i bergamaskëve, Gasperini.
“Ai do të shkojë të bëjë një radiografi, shpresojmë që të jetë vetëm një ndrydhje. Për vjen ndalesa në momentin e duhur, kemi disa të dëmtuar e shpresojmë që këto javë të na shërbejnë për të rikuperuar disa nga këta lojtarë. Për Gjimshitin shpresojmë që të mos ketë fraktura”, tha Gasperini pas ndeshjes.
Me shumë mundësi Gjimshiti do të humbasë sërish grumbullimin e Kombëtares sonë, në prag të sfidave ndaj Çekisë dhe Ukrainës.