Gati 20 mln euro, Juve kërkon Balotelin për suksesin në Champions League

Me fitoren 3-1 ndaj Napolit, në ndeshjen e fundit të Seria A, Juventusi është në rrugën e duhur për të fituar titullin e radhës kampion në Seria A, pa pasur nevojë as për përforcime. Por bardhezinjtë duket se kanë të tjera ambicie. Sulmuesi i kombëtares italiane, që kaloi në verë nga Milani në radhët e Liverpulit, Mario Baloteli, nuk po kalon momente të mira në Premier League. Skuadra e tij e ka të vështirë të kualifikohet në Champions, ndërsa Juve e sheh atë si një mundësi për ta afruar gjatë dimrit që ta ketë më të sigurtë suksesin në Champions. Juve është gati të afrojë 20 mln euro, aq sa Liverpuli e bleu atë në verë, por mund të marrë atë në janar qoftë edhe në formë huazimi, për të siguruar kartonin në fund të këtij edicioni. Sipas medieve angleze, edhe Liverpuli është joshur nga oferta dhe interesimi i Juves. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?