Gavi i thotë “jo” Manchester United, refuzon ofertën prej 40 milionë eurosh

Gavi ka refuzuar ofertën e Manchester United, duke mos pranuar të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar klubit anglez në Premier League.

Sipas AS, “Djajtë e Kuq” kishin ofruar 40 milionë euro për mesfushorin spanjoll të lindur në vitin 2004. Megjithatë, propozimi nuk e ka bindur Gavi-n, i cili nuk është i interesuar për një transferim në Angli.

22-vjeçari konsiderohet një prej talenteve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Camp Nou. Për këtë arsye, pavarësisht ofertës së Manchester United, qëndrimi i tij në klubin katalanas mbetet prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Refuzimi i Gavit përbën një goditje për planet e Manchester United, që kishte tentuar të bindte Barcelonën me një ofertë të konsiderueshme për mesfushorin spanjoll. Megjithatë, vullneti i vetë lojtarit duket se ka mbyllur derën për një transferim në Premier League, të paktën për momentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?