Gaz Demi: Partizani do t’i rikthehet viteve të lavdishme të Panajtot Panos
Humbja në Korçë, 1-0 me Skënderbeun dhe zbritja në vend të dytë, nuk e k a ulur optimizmin në kampin e kuq. Partizani është i vendosur jo vetëm të rikthehet te titulli i munguar, pas 21 vitesh, por edhe t’i rikthehet lavdisë së dikurshme.
Presidenti i klubit të futbollit të Partizani, Gazmend Demi është shprehur se “klubi i kuq” do të hyjë fuqishëm në merkaton e janarit, duke afruar 3-4 lojtarë tepër cilësorë, të cilët do të japin kontributin e tyre në pjesën e mbetur të Superiores.
“Te Partizani në janar do të afrohen 3 apo 4 lojtarë të niveleve të larta. Shpresojmë që të dalin kështu, por në opinionin tim jemi duke folur për lojtarë të niveleve të larta”, tha Presidenti i Partizanit.
Demi foli edhe për të ardhmen e klubit, duke u shprehur se synon të rikthejë Partizanin e kohëve të lavdishme, të ditëve të tij më të mira.
“Partizani do t’i rikthehet kohëve të lavdishme të Panajot Panos,”, u shpreh Gazmend Demi në emisionin Procesi Sportiv.
Për veprimin e Xhevahir Sukajt në ndeshjen e fundit që Partizani pati kundër Skënderbeut në Korçë, Demi e cilësoi atë si një veprim shumë të ulët.
“Në momentet e para mendova se gaboi arbitri, por pasi pash pamjet pas ndeshjes e kuptova që kishte qenë një veprim shumë i rëndë dhe i ndëshkueshëm. Edhe ne kemi atë Komisionin tonë të Disiplinës dhe ky rast sigurisht që do të shqyrtohet.”
KOHA JONË SONDAZH

