Gazeta “Bild” zgjedh Sommer si portierin më të mirë të vitit
Pas një fillimi ëndrrash të sezonit me fanellën e Interit (në krye për golat e pësuar dhe portën e paprekur në 5 ligat kryesore), Yann Sommer mori gjithashtu një vlerësim nga gazeta gjermane “Bild”, që e zgjodhi atë si portierin e vitit. Jo vetëm për atë që ka treguar me zikaltrit, por dhe për titullin kampion që mori me Bayernin në sezonin 2022/23.
“Unë do të bëja çdo ndryshim në të njëjtën mënyrë. Me Bayern Munich ishin gjashtë muaj të mirë për mua, ku fituam kampionatin. Borussia Moenchengladbach më priti kur isha i ri dhe më dha një shans të madh. Por në një moment ndjeva se doja të ndryshoja diçka dhe ia thashë hapur klubit.
Periudha në Bavari ishte pozitive, pasi mësova shumë dhe nuk dua ta harroj. Më pas kishim një periudhë të vështirë, është e vërtetë, ka pasur disa ndryshime brenda klubit. Ka pasur kritika për ekipin dhe gjithashtu për mua”, deklaroi Sommer.
KOHA JONË SONDAZH

