Gazeta kryesore zvicerane fillon edhe në shqip!

E përditshmja zvicerane “Blick” do të shkruajë artikuj në gjuhën shqipe. Ka qenë vetë tabloidi zviceran që ka lajmëruar se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri­-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe.

“Gjatë tanë javës se ardhshme gazeta Blick ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të kësaj të përditshmeje, duke njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, po aq sa për përfaqësuesen vendase.

Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?