Gazidis nuk ndërhyn vetëm në staf, “vë dorë” dhe te merkato e Milanit

Ivan Gazidis duket se ka marrë frenat në dorë te Milani dhe shumë ndryshime parashikohen te kuqezinjtë gjatë verës. Jo vetëm në staf, por dhe në merkaton e verës.

Siç raporton Calciomercato, Milani kërkon me doemos shërbimet e 23 vjeçarit, Ainsley Maitland-Niles. Futbollisti i Arsenalit nuk ka luajtur thuajse aspak nën urdhrat e Mikel Artetës, me trajnerin spanjoll që shpjegoi: “Nëse një futbollist kërkon të luajë për fanellën e Arsenalit, duhet të ulë kokën dhe të punojë shumë”.

Maitland-Niles duket larg Arsenalit dhe në verë, parashikohet një kalim te Milani. Gazidis e njeh shumë mirë anësorin anglez nga koha e tij tek Arsenali dhe Niles me shumë gjasa, do të lëvizë gjatë merkatos së verës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?