“Gazzetta dello Sport”: De Biazi nuk ikën nga Shqipëria
Gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, shkruan se një nga arsyet se pse De Biazi do të qëndrojë në stolin e Shqipërisë, është sfida që do ketë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” ndaj Italisë.
E përditshmja citon një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, në pritjen kuqezinjtë pas kthimit nga Franca. “Nuk ikën, përkundrazi do të jetë rivali i Italisë në eliminatorët e Botërorit”, shkruan gazeta italiane, duke iu referuar kreut të qeverisë.
Një surprizë e mundshme e Shqipërisë ndaj Italisë do të lartësonte imazhin e trajnerit De Biazi në vendin përtej Adriatikut.
KOHA JONË SONDAZH

