Gega: Humbja në derbi ka impakt, do të ketë ndryshime ndaj Egnatias

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, shprehu keqardhje për humbjen e skuadrës së tij në derbin ndaj Tiranës. Ai theksoi se do të ketë ndryshime ndaj Egnatias, në sfidën e radhës në kampionat.

“Humbja e një derbi e ka një impakt gjithmonë. Personalisht e kam përjetuar keq për dy arsye. Jam pjesë e derbit prej shumë vitesh. Keqardhje për mënyrën si u shfaqëm në fushë dhe si u dënuam nga dy penallti dhe një goditje standarde. Nuk mund të vëmë gishtin në një lojtar.

Kujtoj golin e parë të pësuar. Është e pafalshme për një klub si Partizani, që ta pësojë ashtu nga goditja standarde. Ishin tetë lojtarë që vetëm shikonin. Ekipi tjetër ishte më kërkues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Egnatias do të mundohemi të bëjmë ndryshime. Do fusim energji të reja, sepse jemi në fushën tonë. Të mos përsëritet më ajo performancë e derbit”, deklaroi Gega.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?