Gianni De Biasi merr titullin “Honoris Causa”

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi nderohet me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës për arritjet e tij dhe kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar. Në një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e universitetit ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, numrit 1 të stolit kuqezi iu dorëzua titulli akademik që e radhit atë mes njerëzve të shquar që janë nderuar nga ky universitet. Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë nga De Biasi me Kombëtaren Shqiptare, duke theksuar se trajneri italian ka krijuar një filozofi suksesi që sjell harmoni për të gjithë shqiptarët me një shembull suksesi të ndërtuar vit pas viti. Në lidhje me ndeshjen e radhës kundër Serbisë, Rama bëri thirrje që tifozët në stadium të tregojnë se shqiptarët janë ndryshe duke respektuar kundërshtarët dhe himnin e tyre. Nga ana e tij, trajneri De Biasi u shprehu i nderuar për këtë titull, duke uruar që ai të sjellë fat për kualifikimin e Shqipërisë. Pasi i lidhi arritjet në futboll me filozofinë e punës së tj duke e cilësuar këtë profesion edhe si një mundësi për të dhënë një shembull për të gjithë shoqërinë, De Biasi e vlerësoi eksperiencën në vendin tonë si më kulminanten e karrierës. Në vijim, ai bëri një përmbledhje të rrugëtimit të tij të gjatë dhe të vështirë në karrierën si trajner, ndërsa e mbylli fjalimin emocionues me një falënderim të veçantë për të gjithë lojtarët e Kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?