Gianni de Biasi pajiset me nënshtetësi shqiptare, “Jam i nderuar” (Foto)

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi merr nënshtetësinë shqiptare. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i jep pasaportën kuqezi mes emocionesh italianit që drejton ekipin tonë kombëtar, vetëm një ditë para ndeshjes me Armeninë.  – “Jam i nderuar për marrjen e dekretit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë mbi nënshtetësinë shqiptare” – theksoi i emocionuar De Biasi. Ai bëhet trajneri i parë i huaj që drejto Shqipërinë dhe pajiset me nënshtetësi shqiptare. De Biasi do të drejtojë kombëtaren e Shqipërisë nesër në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e katërt kualifikuese Euro 2016. Ndaj Portugalisë, Shqipëria fitoi 1-0 në transfertë, barazoi 1-1 me Danimarkën në ndeshjen e dytë dhe historia  e përballjes me Serbinë në ndeshjen e tretë përfundoi me një vendim të çuditshëm nga UEFA. Pas marrjes së nënshtetësisë, De Biasi ka një motiv më tepër sot të kërkojë fitoren nga kuqezinjtë që të nisë marshimi drejt kualifikimit historik në një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?