Gianni de Biasi: Shqipëria përballë Italisë, si një derbi lokal

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi tha pas shortit se përballja me Italinë në kualifikueset e Botërorit 2018  është si “një derbi i vogël lokal.” Jo për faktin se kuqezinjtë drejtohen nga një trajner italian, por sepse një det i ngushtë ndan dy vendet tona.   – “Është një grup i vështirë, siç ishte edhe në kualifikueset e Europianit,” – theksoi De Biasi për ANSA. – “Shqipëria do të kërkojë shanset e saj. Kurioz është fakti se në Shqipëri janë shumë tifozë të Italisë. Megjithatë, do të jetë një ndeshje e vogël derbi për ne.

“E njëjta gjë shkon edhe për Spanjën, sepse  disa nga lojtarët tanë (flet për shanset e Italisë) luajnë në La Liga,” – tha trajneri italian pas shorti. Në Grupin G Shqipëria do të jetë përballë edhe Maqedoninë në një derbi ballkanik, si dhe Izraelin e Liechtenstein. Trajneri Gianni de Biasi, nëse rinovon kontratën me kuqezinjtë pas fushatës eliminatore, Francë 2016, do të jetë para një përballje historike ndaj ekipit të vendit të tij kombëtar për një botërorin e ardhshëm rus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?