Gianni De Biazi: Do të jem në Elbasan, të shoh nga afër Berishën
Skënderbeu e ka kaluar njërin tur në Champions League dhe do të përballet në turin e tretë me ekipin moldav të Milsami, për të prekur një moment historik.
“Jam i sigurt që do të kalojë edhe këtë tur. Do të jem në Elbasan për ndeshjen e kthimit ndaj Milsami për të ndjekur Berishën, por edhe lojtarë të tjerë,” – citohet De Biazi nga faqja e Skënderbeut në Facebook.
Nëse i referohemi ndeshjes së fundit miqësore me Francën, të luajtur më 13 qershor në Elbasan, të fituar 1-0 nga kuqezinjtë, me golin e bukur të Ergys Kaçes, ishin disa lojtarë të Skënderbeut të grumbulluar nga De Biazi. Skuadra kampione e Shqipërisë, përveç portierit Shehi, i ka afruar kombëtares edhe lojtarë të tjerë si Arapi e Lilaj.
Bernard Berisha që shënoi dy gola në ndeshjen e fundit me Skënderbeun, është objektivi i radhës i trajnerit të kombëtares sonë, Gianni de Biasi.
KOHA JONË SONDAZH

