Gianni Infantino zgjidhet si Presidenti i ri i FIFA-s

Është zgjedhur në Zvicër presidenti ri i FIFA-s. Në krye të qeverisë botërore të futbollit vjen Gianni Infantino.

Infantino është zgjedhur me 115 vota. Në zgjedhje merrnin pjesë dhe tre kandidatë të tjerë ku Sheikh Salman mori 88 vota dhe Prince Ali al- Hussein 4 vota, ndërsa për Jerome Champagne nuk shkoi asnjë votë.

“Unë dua të punojë me ju për të krijuar një epokë të re në të cilën ne mund ta vëmë futbollin në fazën qendrore. Ne kemi nevojë për të zbatuar reformat, por ne gjithashtu duhet të kemi respekt, respektin se e gjithë bota i detyrohet futbollit, dhe të sigurojmë që në fund, ne mund të përqëndrohemi në këtë botë të mrekullueshme që është futbolli. Unë jam shumë i motivuar, le të punojmë së bashku për këtë.”- u shpreh Gianni Infantino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?