Giggs arrestohet për dhunë ndaj të dashurës

Trajneri i Uellsit dhe ish-lojtar i United, Ryan Giggs, ka përfunduar në telashe të mëdha pasi është arrestuar nga policia. Giggs dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij Kate Greville. Sipas “The Sun”, Giggs ka qenë në shtëpinë e tij në momentin që në banesë ka mbërritur policia, teksa dëgjoheshin britma të shumta.

Giggs është marrë në pyetje, ndërsa aludohet se Greville ka pësuar lëndime trupore gjatë “sulmit”. “Policia u thirr në të dielën në 10.05 pasdite për të raportuar një shqetësim. Një grua në të 30-at e saj pësoi dëmtime të lehta, por nuk kërkoi asnjë trajtim“, tha një zëdhënës i policisë. Ndërkohë, një person afër trajnerit britanik dha versionin e tij për “The Mirror”.

Giggs është në lidhje me Greville që nga viti 2017, kohë kur u divorcua nga ish-gruaja Stacey, të cilën ai e tradhtoi me gruan e vëllait të tij për plot tetë vite radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?