Giggs: Ronaldo super profesionist, mund të luajë deri 40 vjeç!

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, një nga legjendat e Manchester United dhe ish-shok ekipi me Ronaldon, e sheh yllin portugez në rolin e protagonistit edhe për disa vite të tjera në futboll.

“Duhet të gjeja klubin e duhur. Unë isha në një ekip të një niveli të lart deri në moshën 40 vjeç. Edhe Ronaldon e shoh të luajë deri në fund të moshës 40 vjeç. Cristiano kujdeset për veten e tij, hanë mirë, pushon dhe jeton me futbollin, është profesionisti më i mirë me të cilin kam luajtur.

E kam parë në fillimet e karrierës së tij dhe nuk mendoja që do të shënonte kaq shumë gola. Ishte një futboll i talentuar dhe i shkëlqyer. Cristiano ka qenë gjithmonë një student në fushë, gjithmonë kërkonte motive shtesë. Ai shënoi 40 gola në një sezon te United (42 në sezonin 2007-08) dhe që atëherë ka bërë gjëra të jashtëzakonshme”, deklaroi Giggs. /R.Lika-Koha Jone/

Cristiano Ronaldo: Juventus star subject of Man Utd tweet… but social media  post BACKFIRES | Football | Sport | Express.co.uk

SHKARKO APP