Gimenez nuk mund të mbajë numrin 7 në Champions, ja arsyeja

Santiago Giménez do të përdorë numrin 7 me Milanin në Serie A dhe Kupën e Italisë, por gjithçka tregon se në Ligën e Kampionëve të UEFA-s ai do të duhet ta ndërrojë atë, pasi rregullorja nuk lejon që dy lojtarë të kenë të njëjtin numër Brenda një edicioni.

Alvaro Morata, edhe pse e ka lënë Milanin për t’u transferuar te Galatasaray në Turqi, ishte regjistruar me numrin 7 në Ligën e Kampionëve me këtë klub. Prandaj, Santiago nuk do të mund ta përdorë këtë numër nëse Sérgio Conceição e kërkon atë për ndonjë ndeshje eliminimi direkt.

Zgjidhja do të jetë ta ndryshojë numrin e tij specifikisht për këtë garë. Më e mundshme është që ai të marrë numrin 9, i cili aktualisht mbahet nga Luka Jovic, serbi që luan në kompeticionet vendore.

Arsyeja për këtë është se numri 9 nuk është regjistruar nga ekipi kuqezi për këtë sezon të Ligës së Kampionëve, kështu që mbetet i lirë për t’u përdorur nga futbollisti meksikan i Milanit.

SHKARKO APP