FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Giro d’Italia” ka startuar në Shqipëri/ Etapa e parë Durrës-Tiranë, pesëshja në krye me 2 minuta avantazh

LIVE/ Ka nisur zyrtarisht edicioni i 108-të i “Giro d’Italia”, një nga garat më prestigjioze të çiklizmit botëror, dhe këtë vit ka startuar për herë të parë nga Shqipëria. Gara u çel me etapën e parë prej 160 kilometrash që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me kryeqytetin Tiranë.

Image

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kilometrave të parë të garës, situata në rrugë ka nisur të marrë formë. Pesë çiklistë janë shkëputur nga grupi dhe kryesojnë me një avantazh që tashmë i afrohet 2 minutave. Bëhet fjalë për Verre (Arkea), Moniquet (Cofidis), Tonelli (Polti), van der Hoorn (Intermarché) dhe Tarozzi (Bardiani).

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo etapë hapëse është jo vetëm një ngjarje e madhe sportive, por edhe një promovim i rëndësishëm për Shqipërinë në sytë e publikut ndërkombëtar. Gara do të përfundojë pas 21 etapash dhe një distance totale prej 3.443,3 kilometrash, me mbërritjen përfundimtare të planifikuar në Romë më 1 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?