”Giro d’Italia” në Tiranë, Pedersen flet pas fitores: E mrekullueshme të veshësh fanellën rozë

Mads Pedersen, çiklisti danez i Lidl foli pasi fitoi Etapën e Parë të “Giro d’Italia” 2025, e cila filloi në Durrës dhe përfundoi në Tiranë. Pedersen, 29-vjeçari nga Danimarka duke reflektuar mbi këtë sukses tha se është e mrekullueshme të veshësh fanellën rozë. ”Kjo është etapa ime e preferuar. Të marrësh fanellën rozë është diçka e mrekullueshme. Pas një bashkëpunimi kaq të fortë të ekipit, është fantastike që mund t’u kthej atyre gjithçka me një fitore”.

Giro d’Italia nis me emocione nga Shqipëria, Mads Pedersen fiton në Tiranë dhe vishet me fanellën rozë

SHKARKO APP