Girona nuk di të ndalet, mund Vallecanon dhe blindon vendin e parë në La Liga (VIDEO)
Girona vazhdon të kryesojë në La Liga dhe sot ka marrë fitoren e radhës në fushën e Rayo Vallecano-s.
Gjithçka ka nisur mirë për vendasit, që vinin nga një barazim pa gola kundër Real-it në Bernabeu, kanë kaluar në avantazh pas vetëm 5 minutash lojë me Garcia-n.
Tri minuta para fundit të 45 minutave të para ka ardhur reagimi i miqve, që kanë barazuar ndeshjen me Dovbyk. Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, ka ardhur edhe goli që ka vendosur ndeshjen dhe i ka dhuruar tri pikët Griona-s, i shënuar nga Savio.
Girona kryeson La Liga-n me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Real Madrid, me Los Blancos që luajnë në mbrëmje kundër Valencia-s.
KOHA JONË SONDAZH

