Giuntoli: Allegri bëri shaka, ne shohim nga vendi i pestë

Juventus po zhvillon një sezon shumë të mirë duke rivalizuar Interin për titullin kampion, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg. Bardhezinjtë do të kenë shansin për t’i parakaluar këtë fundjavë, me zikaltrit që janë të impenjuar në Superkupë.

Gjithsesi drejtori sportiv Cristiano Giuntoli kërkon të ruhet një profil i ulët, ndërkohë që ka mbrojtur dhe trajnerin Allegri për polemikat e fundit për “policët dhe hajdutët”.

“Ishte thjesht një shaka nga një toskan i mirë, donte të zvogëlonte polemikat”, tha fillimisht ai

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne vazhdojmë të shikojmë vendin e pestë, duam të qëndrojmë larg dhe ndeshja e Leçes do të jetë shumë e rëndësishme në këtë kuptim. Gjithsesi, ambicia na nevojitet gjithmonë edhe në vitet e tranzicionit dhe e jona për këtë sezon është të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe të përmirësojmë sa më shumë lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Merkato? Kean ka shumë kërkesa, ne po vlerësojmë se çfarë të bëjmë me agjentin e tij për të mirën e tij dhe gjithashtu për të mirën tonë. Edhe nëse ai do të largohet, merkato në hyrje është e mbyllur. Jemi të kënaqur me rrugëtimin që kemi bërë dhe synojmë të vazhdojmë kështu”, tha drejtori sportiv i Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?