FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjasula mund të mbetet sërish në Bundesligë, nis negociatat me klubin e njohur

 

Klaus Gjasula do të largohet nga Paderborni pasi zhvilloi një sezon në Bundesligë. Ekipi ku aktivizohej mesfushori shqiptar nuk arriti që të mbijetonte në elitë dhe për këtë arsye lamtumira e tij duket e paevitueshme. Lojtari shqiptar është ndër të paktat rastet që ka përdorur shkallët për ngjitjen në karrierë dhe jo “ashensorin”.

Mesfushori 30-vjeçar do të provojë një tjetër aventurë në karrierë. Vetëm një ditë pas mesazhit emocionues që dha për largimin, vjen menjëherë interesimi i një ekipi gjerman. Bëhet fjalë për Hamburgun, që ndryshe njihen edhe me nofkën “dinozaurët” për shkakun se janë një ndër më ekipet më të vjetra që janë themeluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në vitin 2018 krenoheshim me faktin se nuk kishinrë rënë kurrë nga Bundesliga/  Por aktualisht ky ekip është në “Bundesliga 2”, ndërsa në këtë sezon ishte vetëm 1 pikë larg mbërritjes në “Play-Off” për të diskutuar ngjitjen në elitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbërritja e Klaus Gjasulës te kjo skuadër ka problemin e vetëm të pagës së lojtarit, pasi klubi nuk jep dot shifra të larta nga kriza e pandemisë që ka kaluar me ndikim të madh. Gjithsesi projekti i skuadrës është që në kampionatin e ardhshëm të ngjiten në Bundesligë duke kërkuar edhe Gjasulën si përforcim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?