Gjendja e rënduar shëndetësore e Gegës, Duka i uron shërim i shpejtë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet i shqetësuar për këtë lajm dhe uron që gjendja shëndetësore e Gegës të përmirësohet e ai të mund të kthehet sa më shpejt në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.
“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.
Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam i bindur që t’i do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, shkruan Presidenti i FSHF-së.