“Gladiatori” Gjasula tmerron Dortmundin, por verdhezinjtë zgjohen në pjesën e dytë (VIDEO)

E ka treguar në Kombëtaren tonë, por  bën çdo javë edhe te Paderborn. Klaus Gjasula është një kapiten dhe një lider i vërtet te skuadra e Bundesligës, teksa sot ka zhvilluar një ndeshje fantastike, por pa mundur që të dalë me 3 pikë të plota nga “Signal Iduna Park”. Dortmundi ka arritur që përmbys humbjen 0-3 të pjesës së parë, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 3-3.

 

Streli Mamba shënoi dy herë për Paderborn, ndërkohë që Holtmann realizoi golin e tretë. Në fraksionin e dytë Dortmundi zgjohet duke shënuar fillimisht me Sanchon, ndërkohë që në fundin e ndeshjes Witsel dhe Sancho i dhanë një pikë verdhezinjve.

Dortmundi mban vendin e pestë me 20 pikë pas 12 ndeshjesh. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP