Gjeniale! Nis peticioni, Kobe Bryant gati të vendoset në logon e famshme

Kobe Bryant është padyshim njeriu i momentit.

Legjenda e basketbollit amerikan humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës (26 janar) duke lënë pas një karrierë të pasur me suksese dhe tituj. 41-vjeçari mbeti i vdekur pasi helikopteri i tij u përplas me një kodër, çka shkaktoi edhe 8 viktima të tjerë.

Shumë nderime janë bërë në emër të Bryant, me sugjerimet që nuk mbarojnë këtu. Së fundmi, për të nderuar 5 herë kampionin e NBA, gazeta prestigjoze spanjolle “MARCA” ka sugjeruar zëvendësimin e logos së NBA me një siluetë të Kobe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Logoja e tanishme ka siluetë të Jerry Ëest-it të ngulitur brenda mburojës tradicionale, megjithatë disa lojtarë tashmë e kanë mbështetur kërkesën për të bërë një ndryshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, klubi i Dallas Mavericks hoqi nga qarkullimi fanellën numër 24, numër i mbajtur për një kohë të gjatë nga Bryant. Një ide tjetër është që dy ekipet pjesëmarrëse në ndeshjen e NBA All-Star, që do të zhvillohet në ditët në vijim, të veshin fanella me numrin 8 dhe 24, numra të mbajtur nga Bryant.

Peticioni ka nisur të mbledh firmat e para dhe shumë shpejt pritet të dalë në konkluzione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?