Gjergj Muzaka humb sezonin me Tiranën, do të operohet në gju

Pas dënimit me dy ndeshje të lojtarit nga Burundi, Ndikumana, nga ana e komisionit të Disiplinës, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e kthimit me Laçin për kupë, bardheblutë do të duhet të bëjnë llogaritë edhe pa një tjetër titullar për pjesën e mbetur të ndeshjeve. Mesfushori Gjergji Muzaka ka mbyllur para kohe sezonin, duke i prishur planet trajnerit Gugash Magani, që shpresonte të arrinte titullin kampion me këta dy lojtarë.

Dëmtimi i pësuar në fundin e pjesës së parë në ndeshjen e fundit me Laçin,  ka rezultuar fatal për Muzakën. Rezonanca  e kryer dhe përgjigja e ardhur nga Austria tregoi se mesfushorit të Tiranës i duhet të operohet në gju. Ai nuk mund të kthehet më shpejt  se dy muaj, ndërsa Tirana luan sot në kryeqytet  ndaj Laçit dy ndeshjen e javës së 32-të në Kategorinë Superiore. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?