Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Gjermani 2024”/ Duka: Kombëtarja ka qenë fantastike në kualifikuese, tani po punojmë fort për të përgatitur sa më mirë Europianin

Sporti E premte, 12 Prill 2024 11:11
“Gjermani 2024”/ Duka: Kombëtarja ka qenë fantastike në kualifikuese, tani po punojmë fort për të përgatitur sa më mirë Europianin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në emision sportiv “Sport Elite”, foli për sukseset e arritura gjatë vitit 2023, si po shkojnë përgatitjet para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” dhe pritshmëritë në Grupin B ndaj kundërshtarve si Italia, Kroacia dhe Spanja.

Ndër të tjera, numri një i futbollit shqiptar foli edhe për mbledhjen e trajnerëve pjesëmarrës në EURO 2024, që është mbajtur në Gjermani, lidhur me ndryshimet në listën finale me numrin e futbollistëve pjesëmarrës dhe nënvizoi se në mbledhjen e KE-së së UEFA, ai do të mbështesë idenë e teknikut të Kombëtares shqiptare, që kërkon që lista të mbetet me 23 lojtarë.

Intervista e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në emisionin sportiv “Sport Elite”:

– President je shqiptari më i rëndësishëm në botën e futbollit sepse përfaqësoni pozitën më të rëndësishme deri tani, e që është posti i Zv.Presidentit i UEFA-s. Keni bashkëjetuar me të mirat, gëzimet, sfidat, lotët por edhe triumfet e Kombëtares. Përpos kualifikimit të dytë në Europian për çfarë jeni krenar më së shumti?

– Si fillim më lejoni të të falënderoj për ftesën dhe për mundësinë, të falënderoj gjithashtu edhe për mbështetjen tuaj për futbollin shqiptar për ekipin Kombëtar dhe në të njëjtën kohë të përshëndes ish-futbollistin sot trajner, Debatik Curri i cili ka goxha kontribut dhe merita në rezultatet e Kombëtares. Rezultatet nuk vijnë në një ditë por janë fryt i një pune të vazhdueshme dhe kontribut i të gjithë futbollistëve, pavarësisht se merita kryesor i takon atyre që janë në fushë sot.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edicioni kualifikues ka qenë për mua fantastik, shumë i mirë, më i miri i bërë nga ekipi Kombëtar i cili na ka dhuruar kënaqësinë më të madhe sepse e mbylli në vendin e parë dhe u kalifikua për herë të dytë në finalet e Europianit. Na ka dhuruar gjithashtu edhe spektakël, rezultate shumë të mira kundër ekipeve që nuk i kishim bërë kurrë në histori, si ndaj Çekisë apo Polonisë. Na ka dhuruar gola të bukur, emocione pa fund dhe padyshim kemi pasur edhe momente të vështira dhe mërzie por ishte një fund i bukur. I jam mirënjohës të gjithë atyre që e bënë realitet këtë gjë, ekipit, stafit drejtues, trajnerit Silvinjo për gjithçka që ka bërë, gjithë opinionit publik mbarëkombëtar shqiptar jo vetëm brenda kufive, sepse ky është një ekip Kombëtar dhe jo një ekip shtetëror dhe gjithashtu i jam shumë mirënjohës tifozëve që e kanë mbështetur pa kursim, më shumë se çdo herë tjetër Kombëtaren.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– President, sa pikë mendon që mund të marrim në grup dhe kë ekip mendoni se do ta mundim?

– Në “Euro 2024” ne duhet të shohim përpara. Padyshim që ta shijojmë dhe ta gëzojmë atë që kemi arritur, por të shohim përpara se ç’do bëjmë dhe se çfarë mund të bëjmë në Gjermani. Për momentin dua të them që ne jemi duke punuar shumë fort të gjithë bashkë, nga pikëpamja organizative dhe teknike për ta përgatitur sa më mirë Europianin në të gjitha këndvështrimet. E kam thënë dhe herë të tjera që unë dua shumë që kryesisht futbollistët por edhe tifozët që do të vijnë në Gjermani që në radhë të parë ta shijojnë vërtetë Europianin, pasi jemi pjesë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm, për mua më i rëndësishmi i botës së futbollit në përgjithësi. Pra ta shijojnë të gjithë dhe pse jo që të luftojmë për të kaluar grupin. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë që kemi përballë, për forcën e Italisë si kampione Europe në fuqi për historinë e saj dhe kualitetet që ka brenda, gjithashtu Kroacia dhe Spanja si ish-kampione bote. Edhe ne kemi një skuadër të mirë, që bëri shumë mirë në kualifikuese me futbollistë në rritje. Nuk di të them se sa pikë do të marrim, por di të them që do të bëjmë maksimumin që nga ndeshja e parë kundër Italisë dhe le të presim se çfarë do të prodhojë fusha.

Mund t'ju interesojë

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Para 22 minutash
Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Para 1 ore
Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Para 1 ore

– Në mediat italiane thuhet që trajneri Silvinjo ka kërkuar të mos ndryshohet numri i lojtarëve në Europian, pra të mbetet 23 dhe jo 26. Silvinjo është nga të paktët trajnerë që po mbron skemën me 23 lojtarë ndryshe nga trajnerët e tjerë që duan 26 lojtarë në Europian. Nëse kjo është e vërtetë, pse Silvinjo po e mbron këtë skemë kur dihet që keni konkurrencë shumë të madhe në sulm?

– Është e vërtetë që në Gjermani është bërë një mbledhje e trajnerëve që janë pjesëmarrës në EURO 2024. Kanë diskutuar dhe janë konsultuar sepse ka pasur kërkesa që UEFA të ndryshojë numrin limit të futbollistëve pjesëmarrës për çdo skuadër të Kampionatit Europian. Është diskutuar teknikisht dhe di edhe faktin që Silvinjo, pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e diskutimit, por mendimi i tij është që të mbetet me 23 futbollistë në listë. Nuk është i vetmi, janë të ndarë në dy mendime. Disa që mendojnë për 23 futbollistë në listë dhe disa 26. Të gjithë kanë argumentet e veta, pro dhe kundër për këto ndryshime. Të gjitha këto mendime do të mblidhen dhe do të vijnë për miratim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në mbledhjen e 22 majit në Dublin të Irlandës. Nëse do të jap mendimin tim, në mbledhjen e KE-së unë do të mbështes atë çka mendon trajneri i Shqipërisë. Jo se jam teknik, por do të mbështes ççka thotë ai. Argumentat e tij janë që mund të menaxhohen më mirë dhe më me rezultat 23 futbollistë gjatë gjithë përgatitjeve për Europian, gjatë ditëve që do të jemi aty dhe në lojë. Nuk do të heqësh futbollistë për t’i lënë në tribunë, që mund të prishin edhe atmosferën e skuadrës, por do të jenë të gjithë aktivë në fushë dhe stol. Por edhe në menaxhim sepse në futboll, të gjitha programet e stërvitjes bëhen me 22 futbollistë dhe një portier i 23-të që mund të rrijë jashtë fushe.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 12 minutash

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 22 minutash

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 29 minutash

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 52 minutash

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 23 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 7 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.