Gjermani, Bajern Mynih korr fitoren e tretë radhazi
E njëjta simfoni. Bajern Mynih e nisi sezonin duke dominuar plotësisht. Në tre javët e para shënoi fitoren e tretë duke mundur një ndër ekipet që konsiderohen ndër më të forta në kampionatin gjerman. përballë Bajer Leverkusen, të besuarit e Pep Guardiola fituan pastër 3 -0. Thomas Muller shënoi në pjesën e parë dhe dyfishoi shifrat në pjesën e dytë më një 11-metërsh. Po me 11-metërsh Arjen Robben realizoi golin e tretë dhe të fundit. Në vend të dytë qëndron skuadra që sezonin e kaluar u shpall nën-kampione, Volsburg, që fitoi 3-0 ndaj Shalkes, në përballjen e parë të kësaj jave.
Bundesliga
Të premten
Volfsburg-Shalke 3-0
Sot
Augsburg-Ingolstadt 0-1
Darmstadt-Hofenhaim 0-0
Këln-Hamburg 2-1
Mainz-Hanover 3-0
Shtuttgart-E.Frankfurt 1-4
Bajern M.-Bajern L 3-0
Nesër
15:30 B. Dortmund – Hertha
17:30 Verder Bremen ? – Borussia M.
KOHA JONË SONDAZH

