Gjermani, qëllohet me armë autobusi i Hertha Berlin-it
Për fat të keq edhe në futbollin gjerman hera-herës regjistron episode të pakëndshme dhune.
Në këtë rast, tema e ditës nuk janë vetëm tifozët e jashtëzakonshëm dhe stadiumet e mbushura me kapacitet të plot, por sulmi ndaj autobusit të skuadrës së Hertha Berlin. Ndaj automjetit zyrtar të skuadrës kryeqytetase u hap zjarr me armë në qytetin e Bielefeld-it, përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë me Arminia-n.
Sipas dëshmisë së dhënë për mediat nga drejtuesi i Hertha-s, Michael Preetz, në drejtim të autobusit u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri, nga një person me motor. Edhe pse plumbat lanë gjurmë të dukshme në xhamin përpara autobusit, shoferi i automjetit, 55-vjeçari Stephan Behrendt, fatmirësisht nuk pësoi lëndime.
Shoferi ndali menjëherë autobusin dhe lajmëroi forcat e rendit për ngjarjen. Sipas të dhënave të para të hetimit, plumbat nuk kanë arritur ta depërtojnë xhamin.
Pas ngjarjes tronditëse, edhe klubi i Arminia Beilefeld shprehu solidaritetin me skuadrën nga Berlini.
KOHA JONË SONDAZH

