FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania humbet Thomas Muller për duelin ndaj Hungarisë

Gjermania duhet të marrë minimalisht një barazim në ndeshjen e fundit të grupit F ndaj Hungarisë në “Allianz Arena” që do të luhet të mërkurën për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-ve të Euro 2020. Trajneri i pancerave Joachim Low mund të mos ketë në dispozicion një nga elementët më të rëndësishëm të repartit të avancuar të skuadrës së tij, pikërisht sulmuesin Thomas Muller.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat gjermane, futbollisti i Bayernit ka pësuar një dëmtim në gju në ndeshjen ndaj kombëtares luzitane dhe mungesa e tij në sfidën ndaj Hungarisë duket e sigurt, madje jo vetëm kaq pasi Thomas Muller rrezikon të mos jetë as në përballjen e raundit të 1/8-ve gjithmonë nëse Gjermania kalon grupin.  Në mungesë të tij trajneri i Gjermanisë do të aktivizojë me shumë gjasa Timo Werner në sfidën ndaj Hungarisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?