Gjermania e madhe fiton në sekondën e fundit me 10 lojtarë (VIDEO)

Gjermania ka rrëmbyer një fitore të madhe ndaj Suedisë në sekondat e fundit, falë një perle qiellore të Toni Kroos. Ishte minuta 94-të dhe duheshin 12 sekonda që gjyqtari të mbyllte ndeshjen. Një goditje dënimi e gjuajtur me mjeshtri nga Kroos dhe gol. Gjermanët fituan 2-1, duke mbetur ende në garë për kualifikimin, pasi tabela e klasifikimit në grup momentalisht është si më poshtë:

1. Mexico 2 2 0 0 3:1 6
2. Germany 2 1 0 1 2:2 3
3. Sweden 2 1 0 1 2:2 3
4. South Korea 2 0 0 2 1:3 0

E ku ndeshjet e fundit janë Gjermani-Kore e Jugut dhe Meksikë-Suedi, ku me të gjitha shanset Gjermania fiton edhe 3 pikë, ndërsa edhe po fitoj Suedia me Meksikën (që pak gjasa ka të ndodhë), përsëri do jenë me pikë të barabarta me 6 pikë e ku kualifikohet ekipi që ka mundur tjetrin në ndeshjen mes tyre. Pra shanset janë për Gjermaninë.

Kronika e ndeshjes se sotme:

Gjermania e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa dha sinjalin e parë që në minutën e tretë me Draxler, i cili ishte në një pozicion të favorshëm në zonë, por goditja e tij u përplas te mbrojtësit e Suedisë. Skuadra e  Andersson reagoi menjëherë, teksa në minutën e 13-të, Berg u shfaq përballë portierit Neuer, por ai u pengua në fund nga Boateng. Arbitri Marciniak vijoi lojën, duke mos kërkuar as ndihmën e “VAR”.

Në minutën e 33-të, Berg dha një pasim fantastik në zonë për Toivonen, i cili kontrollon bukur topin dhe më pas me një parabol të lehtë mposhtë në mënyrë spektakolare Neuer, i cili mbetet i shtangur. Fraksioni i parë me gjithë rastet e krijuara u mbyll me avantazhin e suedezëve. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të frikshëm, teksa skuadra e Low, gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Timo Werner bën një aksion mjaft të mirë në krahun e majtë, teksa Reus e devijon me fat dhe më pas shkon në rrjetë. Gjermanët fitojnë besim dhe pas dy minutash i afrohen shumë pranë golit të avantazhit me Kroos, i cili provon me një goditje në hyrje të zonës, e cila devijohet nga mbrojtësit e Suedisë dhe më pas shkon ngjitur me shtyllën duke krijuar iluzionin e golit.

10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Werner shpërdoron një mundësi shumë të mirë. Një minutë më pas Gjermania mbetet me 10 lojtarë, pasi Boateng merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mario Gomez godet me kokë në zonë, por portieri Olsen bëri një pritje spektakolare, duke larguar topin në goditje nga këndi. Gjermanët edhe pse me një lojtarë më pak, vijojnë të dominojnë teksa në minutën e dytë shtesë, Brand provon me një goditje spektakolare në hyrje të zonës që përplaset në shtyllë.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Toni Kroos shënon një gol spektakolar. Edhe me ndihmën e Zotit goli hyri në rrjetë, duke çuar peshë një Gjermani të tërë.

Edhe në Shqipëri tifozat gjermanë janë të shumtë.

SHKARKO APP