
Gjermania ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 ndaj Kuraçaos, duke kaluar në avantazh që në minutat e para të takimit.
Në minutën e 5-të të sfidës, Felix Nmecha zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e parë për “Die Mannschaft”. Aksioni u ndërtua pas një kombinimi të shpejtë mes Florian Wirtz dhe mesfushorit të Borussia Dortmundit, i cili më pas finalizoi me një goditje të saktë me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky është goli i dytë në karrierë me kombëtaren gjermane për 25-vjeçarin, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësira në skuadrën e drejtuar nga Julian Nagelsmann.