Gjermania mund pastër Danimarkën mes stuhisë që trembi arbitrin anglez, kalon në çerekfinale

Gjermania është skuadra e dytë çerekfinaliste në Euro 2024. Skuadra e Nagelsmann ia doli të merrte një sukses 2-0 ndaj Danimarkës, në duelin e luajtur në stadiumin e Dotmundit.

Ishte një takim që në pjesën e parë solli një episod të rrallë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 36 pasi një rrufe e shkarkuar në afërsi të stadiumit të Dortmundit bëri që arbitri të vendoste se do ishte më mirë që lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Zhurma e fortë duket se e trembi gjyqtarin anglez Michael Oliver, i cili drejtoi të dyja skuadrat fillimisht pranë stolave të tyre dhe më pas në dhomat e zhveshjes. Pas rreth 20 minutash të strehuar në dhomat e zhveshjes, arbitri vendosi rifillimin e ndeshjes.

Rifillimi rezultoi më i mbarë për Gjermaninë, që do të gjente golin e avantazhit. Gjermania fiti penallti në fillimin e pjesës së dytë që u kthye në gol nga Havertz, ndërkohë që pak minuta më pas Musiala konkretizoi një kundërsulm të shpejt, duke “vrarë” shpresat e Danimarkës.

 

SHKARKO APP