Gjermania sfidon debutuesit e Curaçao, zbulohen formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Gjermani–Curaçao, e cila shënon debutimin e “Die Mannschaft” në Kupën e Botës nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, ndërsa për Curaçaon është paraqitja e parë historike në këtë kompeticion, me holandezin Dick Advocaat në stol.
Gjermania pritet të zbresë në fushë me një skemë sulmuese 4-2-3-1, ku surpriza kryesore është Kai Havertz si qendërsulmues titullar. Pas tij vendoset një repart kreativ me Jamal Musiala në qendër, ndërsa në krahë luajnë Leroy Sané dhe Florian Wirtz, duke i dhënë skuadrës gjermane shpejtësi dhe teknikë në fazën ofensive.
Në qendër të prapavijës luajnë Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck, ndërsa pjesa tjetër e formacionit plotësohet nga Manuel Neuer në portë dhe një mesfushë me Joshua Kimmich dhe Nmecha.
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown; Nmecha, Pavlovic; Sané, Musiala, Wirtz; Havertz.
Trajner: Julian Nagelsmann.
Nga ana tjetër, Curaçao zbret në fushë me skemën 4-4-2, duke u mbështetur te përvoja dhe kompaktësia e ekipit në debutimin e tij historik në Botëror.
Curaçao (4-4-2): Room; Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus; Comenencia, J. Bacuna, Chong, L. Bacuna; Locadia, Hansen.
Trajner: Dick Advocaat.
KOHA JONË SONDAZH

