Gjermania, trajneri Low: Nata e tmerrit në stadiumin e Parisit
Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, lojtarët dhe e tërë Gjermania ka mbetur e tronditur nga sulmet terroriste në Paris. Duket se terroristët zgjodhën jo rastësisht mbrëmjen kur po luhej miqësorja Francë-Gjermani, dhe miliona njerëz i kishin sytë nga Parisi.
Joachim Low pas ndeshjes është shprehur i tmerruar nga ngjarjet në Paris, derisa po zhvillohej ndeshja miqësore Francë-Gjermani (2:0).
Në momentin që zhvillohej ndeshja mes Francës dhe Gjermanisë janë dëgjuar dy shpërthime në afërsi të stadiumit ‘Stade de France’.
“Ne të gjithë jemi të tronditur. Për mua personalisht loja dhe sporti humbën rëndësinë,” deklaroi Loë pas ndeshjes.
Nga sulmet terroriste në Paris janë deklaruar të vdekur 127 njerëz, por ka shumë të plagosur dhe numri i viktimave rritet me kalimin e orëve.
Sakaq, lojtarët dhe stafi i përfaqësueses së Gjermanisë, pas sulmeve, e kanë kaluar natën në stadiumin Stade de France.
Mbrëmë ishte raportuar se ekipi gjerman ishte larguar nga stadiumi, por Sot Federata e Futbollit e Gjermanisë nëpërmjet një komunikate për media ka konfirmuar se ekipi gjerman para pak çastesh ka mbërritur në Frankfurt, pasi e kaloi natën në stadium.
Gjermani a u mposhtë nga Franca, me rezultat 2:0, në miqësore e zhvilluar mbrëmë në Paris.
KOHA JONË SONDAZH

