Gjermania zbulon listën për Kupën e Botës, rikthehet Manuel Neuer

Pas një periudhe larg kombëtares, Manuel Neuer është gati të rikthehet sërish me fanellën e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsmann, i cili ka bërë të ditur se portieri dhe kapiteni i Bayern Munich do të rikthehet në dispozicion të kombëtares për turneun madhor që do të organizohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë

Neuer kishte njoftuar tërheqjen nga kombëtarja në fund të verës së vitit 2024, duke argumentuar se dëshironte të përqendrohej plotësisht te objektivat me Bayern Munich. Vendimi i tij në atë kohë u konsiderua fundi i një epoke për përfaqësuesen gjermane, ku ai kishte qenë një nga figurat më të rëndësishme për më shumë se një dekadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e fundit e portierit legjendar me Gjermaninë daton afro 700 ditë më parë, në humbjen ndaj Spanjës në çerekfinalet e UEFA Euro 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi i Neuer shihet si një përforcim i madh për skuadrën e Nagelsmann, e cila synon të rikthehet mes pretendenteve kryesore në skenën botërore gjatë Botërorit 2026.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?