Gjesti fantastik i trajnerit grek, i rregullon flamurin shqiptar Florian Markut pas fitores (VIDEO)

Florian Marku ia doli të shpallej kampion Bote për federatën IBF gjatë mbrëmjes së djeshme një duel që e zhvilloi në stadiumin e Totenhemit duke mposhtur ukrainasin Maksim Prodan.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

PAS duelit të tij ndodhi një gjest i mrekullueshëm teksa Florian Marku po fliste në një intervistë të lançuar menjëherë pas fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i tij, greku Jorgos Armagos i ka rregulluar mirë flamurin shqiptar, boksierit kuqezi teksa e mbante mbi shpinë së bashku me titullin kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?