Gjesti i madh i Abramovich, hotel falas për shërbimin shëndetësor që kuron Covid-19

Mes njerëzve të sportit që kanë zbritur në fushë për të përballuar emergjencën koronavirus është edhe Roman Abramovich. Numri 1 i Chelsea-t ka vendosur të vërë në dispozicion “Millennium Hotel” të “Stamford Bridge” në shërbim të NHS, sistemi shëndetësor kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Struktura do të jetë e rezervuar për mjekët e infermierët që punojnë në spitale në veri-perëndim të Londrës, për ta bërë më të lehtë ndërrimin e turneve për ta, duke parë sforcot që mund ti kërkohet të bëjnë për të kundërshtuar efektet e pandemisë.

Idea është ajo për të bërë më të thjeshtë lëvizjet e personelit mjekësor, duke i evituar lëvizjet e gjata për tu kthyer në shtëpi e duke i dhënë mundësinë e më tepër pushimi nga një turn në tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoteli do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për të paktën dy muaj, fillimisht do të jetë i dedikuar atyre që punojnë në spitalet e zonës, por disponibiliteti mund të shtrihet edhe për ata që punojnë në struktura të tjera shëndetësore, në varësi të zgjerimit të epidemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?