Gjesti i madh i sulmuesit të Napolit, restoranti i tij shpërndan ushqim falas për mjekët
Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, ka vënë në dispozicion restorantin e tij në qytetin e lindjes, Katowice, për të gatuar, paketuar dhe dërguar ushqime në spitalet e qytetin gjatë pandemisë së Koronavirusit.
Sulmuesi polak ka mbetur në Napoli, si shumë futbollistë të tjerë, që nuk kanë mundur të kthehen pranë familjeve të tyre për shkak të bllokimit të fluturimeve.
Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të kthehej në qytetin ku ai u rrit, Milik po e përdor restorantin e tij, “Food and Ball”, për të mbështetur ata që janë në vijat e para të luftës ndaj COVID-19, duke gatuar dhe dërguar ushqime në institucionet e kujdesit shëndetësor.