Gjiganti italian shfrenon fantazinë, pronoton Guardiolën dhe Mbappe për sezonin e ri

Juventus ëndërron emra të mëdhenj për verën.

Siç shkruan gazeta italiane “La Republica” në listën e dëshirave të bardhezinjve bëjnë pjesë një sulmues dhe një trajner. Puna e bërë nga Mauricio Sarri duket se nuk kanë bindur torinezët, të cilët mësohet se do të hidhen në sulm për të firmosur me Pep Guardiolën.

Spanjolli është i pakënaqur te kampionët e Premier League dhe një ofertë nga Juventus pritet ta largojë nga “Etihad Stadium”. Por, Guardiola nuk është dëshira e vetme e Juventusit për merkaton e verës. Kylian Mbappe është padyshim objektivi i shumë skuadrave europiane dhe kampionët e Seria A nuk mund të mbeteshin pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, fillimisht duhet të mposhtet konkurenca e Realit të Madridit apo klubeve angleze për të bindur më pas PSG-në që ta lë të lirë për një shifër “modeste”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?