Gjimshiti: Do të japim gjithçka për të vënë në vështirësi Anglinë

Në prag të përballjes ndaj Anglisë në kuadër të kualifikueseve, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, doli në konferencën zyrtare për shtyp së bashku me trajnerin Sylvinho. Kapiteni i Atalantës u shpreh optimist dhe i vendosur që Shqipëria të japë maksimumin në fushë, pavarësisht vështirësisë së sfidës.

“Do të jetë një ndeshje si të gjitha në kualifikuese. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin. E kemi siguruar ‘play off’-in, por kjo mbetet një sfidë shumë e rëndësishme. Do të bëjmë gjithçka për të vënë në vështirësi kundërshtarin,” deklaroi Gjimshiti.

I pyetur për statistikat, ai tha se fokusi i tij mbetet gjithmonë ndeshja e radhës: “Statistikat nuk i di. Është mirë kur janë pozitive, por kundërshtari luan gjithmonë për fitore. Kemi vetëbesim dhe me armët tona mund të bëjmë një paraqitje shumë të mirë nesër.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi u ndal edhe te dueli me Harry Kane, sulmuesin kryesor të Anglisë: “Nuk është vetëm detyrë e imja ta ndal Kane. Të gjithë mbrojtësit e kanë të vështirë ndaj tij. Ne do të mbrojmë si skuadër dhe do të sulmojmë si skuadër. Ata s’kanë pësuar gol, por shpresojmë të shënojmë nesër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Gjimshiti tha se ekipi mendon për play-off-in, por më parë duhet fokus maksimal te Anglia: “Sigurisht që mendojmë për ‘play off’. Por fillimisht të jemi të përqendruar te ndeshja e radhës dhe më pas presim shortin. Edhe nga një kombëtare e madhe si Anglia gjithmonë mund të mësosh diçka.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?