Gjimshiti shënon për Atalantën në Europa League (VIDEO)
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka arritur të realizojë gol për Atalantën në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League ndaj Sturm Graz.
Gjimshiti zhbllokoi rezultatin në minutën e 53 teksa goditi saktë me këmbë në drejtim të portës nga brenda zonës.
Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer për Sylvinhon para dy ndeshjeve të fundit në grup të Kombëtares shqiptare, ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor dhe 3 ditë më pas në Tiranë ndaj Ishujve Faroe.
https://twitter.com/i/status/1722723538350584044
KOHA JONË SONDAZH

