Gjykata-dy tifozëve, “Blini fanellën e Bayern, ose burg”
Një dënim i padëgjuar më parë.
Gjykatësja Gjermane, Karin Jung ndëshkoi dy tifozë të Munchen 1860 që të shkojnë në dyqanin ku shiten objektet e rivalëve të tyre më të urryer, Bajernit të Mynihut, ose në të kundërtën duhet të bëjnë 15 muaj burg. E rrallë, por cila është arsyeja.
Në gushtin e 2014, në përfundim të derbit të kampionatit mes skuadrave të dyta të Bajernit dhe Munchen 1869, tre tifozë të Munchen 1860 sulmuan një tifoz të kampionëve të Gjermanisë, duke i zhveshur fanellën e Bajernit dhe duke i hequr dhe shallin dhe kapelen me stemat e Bajernit, për ta lënë gjysmë lakuriq në mes të rrugës.
Dy nga tre tifozët u arrestuan dhe ndaj tyre u hap një proces, i treti ja doli të arratisej. Tani erdhi dhe verdikti unik i gjytares Jung që iu tha dy tifozëve të Munchen 1860 që të shkojnë në dyqanin e tifozëve të Bajernit dhe të blejnë aty të gjitha gjërat për të dëmshpërblyer viktimën, ose në të kundërt duhet të bënin 15 muaj burg.
Gjykatësja e shpjegoi në këtë mënyrë vendimin e saj. “Të pandehurit ishin arrogantë gjatë procesit, nuk ishin penduar dhe u deklaruan të pafajshëm. Vec të tjerash nuk treguan dhe emrin e bashkëpunëtorit të tyre. Për njerëz të tillë të futën në dyqanin e fansave të skuadrës rivale është dicka poshtëruese. Unë doja t’i plagosja në sedër dhe t’iu tregoja se futbolli është futboll dhe nuk jemi as në Mesjetë dhe as në një fushë beteje“. Gjykim vërtet i logjikshëm, cfarë ndodhi më pas: Të dy të dënuarit, para opsionit të burgut nuk iu desh shumë kohë për të vendosur, duke lënë mënjanë krenarinë dhe besnikërinë ndaj fanellës. Avokati i tyre tregoi se klientët e tij dëmshpërblyen viktimën me nga 500 Euro për kokë, dhe vec të tjerash i dhuruan edhe një fanellë, një shall dhe një kapele të re që i kishin blerë duke hyrë kokëulur në dyqanin e tifozëve të Bajernit.
KOHA JONË SONDAZH

