Gjykoi Serbi-Shqipëri, UEFA “e përzgjedh” mes 18 gjyqtarëve të Europianit
Martin Atkinson është në listën e 18 gjyqtarëve që do të drejtojnë 51 ndeshjet e Euro 2016 në Francë. UEFA bëri të ditur emrat e gjyqtarëve që do të mbajnë drejtësi në përballjet e Europianit francez dhe lista 18 emërore kryesohet pikërisht nga anglezi, emri i të cilit ngjall kujtime të pakëndshme për gjithë shqiptarët. Ishte pikërisht Atkinson gjyqtari që drejtoi ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri në Beograd e cila u ndërpre në 41’ dhe qëndrimet kontradiktore të arbitrit anglez mbi momentin e ndërprerjes së ndeshjes dhe qëndrimin e palës shqiptare për të refuzuar kthimin në fushë sipas tij, kushtëzuan edhe një betejë të gjatë ligjore ku Shqipëria arriti më në fund të fitonte drejtësinë e munguar vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Gjithsesi pavarësisht atij precedenti, për UEFA-n që nuk i dha asnjëherë të drejtë Shqiëprisë, Atkinson mbetet një ndër arbitrat më të vlerësuar.
Këtë e tregon përfshirja në ekipin e arbitrave kryesorë të Francë 2016. Teorikisht në këtë mënyrë ekzistojnë gjasat që Shqipëria të përballet sërish me Atkinson në europianin francez.
Lista e plotë e arbitrave që do të gjykojnë në Francë 2016.
Martin Atkinson, Mark Clattenburg (Angli), Felix Brych (Germani), Cuneyt Çakir (Turqi), Ëilliam Collum (Skoci), Jonas Eriksson (Suedi), Ovidiu Hategan (Rumani), Sergey Karasev (Russi), Viktor Kassai (Hungari), Pavel Kralovec (Republika e Cekisë), Bjorn Kuipers (Holandë), Szymon Marciniak (Poloni), Milorad Mazic (Serbi), Svein Moen (Norvegji), Nicola Rizzoli (Itali), Damir Skomina (Slloveni), Clement Turpin (Francë), Carlos Velasco Carballo (Spanjë).
KOHA JONË SONDAZH

