FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyqtari Xhaja goditet me shishe, ndërpritet ndeshja Elbasani-Tirana

Tensione të forta kanë përfshirë sfidën vendimtare të javës së fundit të kampionatit, duke detyruar arbitrin Juxhin Xhaja të ndërpresë përkohësisht ndeshjen.

Situata është përshkallëzuar në tribunat e stadiumit, ku në drejtim të fushës janë hedhur sende të forta dhe lëndë plasëse, duke krijuar momente kaosi dhe pasigurie për lojtarët dhe stafet teknike.

Pas incidenteve të përsëritura, Xhaja vendosi të ndalojë takimin dhe të largohet drejt dhomave të zhveshjes së bashku me ekipin e arbitrave, ndërsa forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërprerja vjen në një moment delikat të ndeshjes, e cila ka peshë të madhe për objektivat e skuadrave në javën e fundit të kampionatit. Ende nuk dihet nëse takimi do të rifillojë apo nëse do të merren masa të tjera nga organizatorët dhe delegatët e federatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?