Gjysma e ekipit nuk e do te United, reagon Ragnick: Lojtarët duhet të tregohen më profesionist!
Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, u ka thënë lojtarëve të pakënaqur se duhet të jenë “profesionistë” në mënyrën se si e trajtojnë zhgënjimin e tyre. Disa futbollistë kanë dalë menjëherë hapur kundër strategut gjerman.
Sulmuesi Anthony Martial ka kërkuar të largohet teksa ka nisur negociatat me Sevillan. Jesse Lingard, Donny van de Beek, Dean Henderson, Eric Bailly dhe Juan Mata janë gjithashtu të pakënaqur me trajnerin e ri. Paul Pogba dhe Edinson Cavani ndërkohë kanë kontrata deri në fund të sezonit.
Së fundmi ka reaguar edhe trajneri Ragnick, i cili ka thënë se përpiqet që të flasë individualisht me lojtarët 2-3 herë në javë. Megjithatë, ta bësh këtë gjë pas çdo ndeshje është e pamundur dhe gjermani i ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të jenë më profesionist në reagimet e tyre.
“Ne kemi një skuadër të madhe. Nëse ke kaq shumë futbollistë dhe shumë prej tyre mund të mbeten në stol apo jashtë. Ata do të jenë të pakënaqur, kjo është e qartë. Kemi dhe futbollistë që u skadon kontrata në verë dhe ka nga ata që duan të largohen edhe pse kanë kontrata. Lojtarët duhet të analizojnë situatën në mënyrën profesionale. Mesa di unë ata e kanë bërë këtë gjë deri më tani”, tha strategu gjerman.
Përveç lojtarëve të pakënaqur, Rangnick ende duhet të bindë disa prej tyre se është njeriu i duhur për të drejtuar United. Në mesin e tyre është edhe Cristiano Ronaldo, i cili nuk është se është bindur shumë nga ardhja e tij. /R.Lika-Koha Jonë/