“Gjysmëfinale ëndrrash”, Guardiola “përplaset” me Barçën, Madridit i rikthehet Juvja
Josep Guardiola si trajner do të përballet për herë të parë ndaj ish-ekipit të tij, pasi shorti i Champions League, e vendosi skuadrën e tij aktuale të Bayern München përballë katalanasve. Po aq e fortë dhe e interesante do të jetë edhe gjysmëfinalja tjetër mes Juventus e Real Madrid.
Pep Guardiola udhëhoqi Barcelonën drejt fitores së UEFA Champions League në vitin 2009 dhe 2011, në dy nga 14 trofetë që ai fitoi gjatë katër viteve qëndrimi në “Kamp Nou”. Real Madrid dhe Juventus, ndërkaq, kanë një histori të pasur evropiane nga ana e tyre. Në ndeshjet gjysmëfinale ato do të takohen për herë të 17-të dhe të 18-të, në historinë e përballjeve evropiane mes tyre. Përballja më e famshme mes tyre ishte finalja e Champions League, e vitit 1998.
Shorti i gjysmëfinaleve të UEFA Champions League
Barcelona- Bayern München 6 & 12 Maj
Juventus – Real Madrid 5 & 13 Maj
Finalja e UEFA Champions League
6 qershor
Historia e përballjeve Barça-Bajern, e Real-Juve
• Barcelona e Bayern janë takuar tetë herë më parë në Kupat e Europës, pas vitit 1996. Takimi i tyre i fundit është shënuar në gjysmëfinale të sezonit 2012/13, kur Bayern triumfoi 4-0 në Munich dhe 3-0 në “Camp Nou” – kjo është edhe fitorja më e madhe për një ekip, e shënuar në dy përballje gjysmëfinale të UEFA Champions League.
• Bayern po ashtu mori më të mirën nga përballja me Barcelonën në gjysmëfinale të UEFA-s, 1995/96, duke barazuar 2-2 në Munich dhe triumfoi 2-1 në “Camp Nou”.
• Bayern ka fituar në tre nga katër vizitat e fundit në fushë të Barcelonës, ku mund të përmendet edhe fitorja 2-1 në fazën e grupeve, sezoni 1998/99. Gjithsesi, ndeshja tjetër e grupit mes tyre prodhoi një humbje të thellë, 4-0, në sezonin 2008/09, e vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League; Barça kaloi më tej dhe ngriti në fund trofeun.
• Juventus arrin në gjysmëfinale të UEFA Champions League për herë të parë pas 12 vjetësh; në 2002/03 përballja e tyre fundit ishte pikërisht ndaj Real Madrid. Skuadra e Seria A humbi 2-1 në Madrid, por fitoi 3-1 në Torino dhe shkoi në finale ku ndaj Milan ndeshje doli në barazim 0-0, por humbi pas kohës shtesë me penallti, në “Old Tratford”.
• Juve e Real Madrid ndajnë historinë Europiane që prej 1962, kur spanjollët fituan në çerekfinale të kohës shtesë, pasi dy ndeshjet përfunduan me fitoren 1-0 të secilës skuadër. Gjithsej, Madrid ka shënuar tetë fitore dhe Juve 7 në të gjitha përballet Europiane mes tyre.
• Përplasja më e madhe mes këtyre dy klubeve ishte ajo e finales së 1998, e UEFA Champions League që u zhvillua në Amsterdam. Predreg Mijatović shënoi golin e vetëm në 66’ duke i dhënë Real Madrid titullin e shtatë kampion Europe.
Rruga drejt Berlinit
• Finalja e madhe e sezonit 2014/15 të UEFA Champions League do të luhet të shtunën më 6 qershor në “Olympiastadion” të Berlinit.
A.M/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

