Gjysmëfinalet e Champions League: City-Madrid, Bayern-Atlético

Manchester City si skuadër debutuese në gjysmëfinalet e UEFA Champions League do të përballet me 10 herë kampionët e Europës, Real Madrid, për një vend në finale të këtij sezoni, ndërsa Atletico Madrid do të përballet me Bayern München duke përsëritur  kështu finalen e vitit 1974. Shorti i hedhur dje në Nion përcaktoi këto dy çifte gjysmëfinaliste të UEFA Champions League.

City-Real

Real Madrid shënoi dy gola në fund të ndeshjes me Manchester City në përballjen e sezonit 2012/13, me anë të Karim Benzema e Cristiano Ronaldo dhe vulosi fitoren 3-2, ndërsa ndeshja në Manchester përfundoi 1-1, me golin e Sergio Agüeros në 73’ falë një penalltie duke barazuar golin e Karim Benzema që kishte realizuar në 10 minutat e para.  Por City ka një avantazh, sepse ka mundur ekipet spanjolle këtë sezon, konkretisht Seviljen 2-1 (brenda në shtëpi) dhe  3-1 (në transfertë) gjatë fazës së grupeve. Nga ana tjetër Real Madrid mbetet i pathyer në tetë ndeshjet e fundit kundër ekipeve angleze, madje ka fituar tre përballjet e fundit ndaj tyre.  City arriti për herë të parë në gjysmëfinale të Kupave të Europës, ndryshe nga Real Madrid që ka eksperiencë sepse këtë sezon kaloi për herë të 27-të në katërshen më të mirë të Europës. Nga eksperienca Real Madrid, konsiderohet favorit për  të prekur finalen e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atletico-Bayern

Swiss Digital Mobile Reklama

Atletico Madrid dhe Bayern Mynih janë takuar dy herë mes tyre në të kaluarën dhe në finalen e vitit 1974. Skuadra spanjolle ishte një hap larg trofeut, por goli i Georg Schëarzenbeck në 120’ i dha barazimin Bayern dhe u desh një ndeshje tjetër për të përcaktuar fituesin të cilën ekipi gjerman e fitoi 4-0, duke ngritur trofeun. Atletico mbetet e pathyer në pesë ndeshjet e fundit brenda në shtëpi kundër ekipeve gjermane. Humbja e fundit është ajo me Borusia Dortmund, 1-0, në fazën e grupeve të edicionit 1996/97. Nga ana tjetër Bayern ka humbur ndeshjen e parë në Spanjë në secilin prej dy gjysmëfinaleve të fundit, 1-0 me Real Madrid në sezonin 2013/14 (0-5 në total) dhe 3-0 me  Barcelonën vitin e kaluar (3-5 në total). Klubi gjerman po ashtu ka fituar vetëm dy nga 12 udhëtimet e kaluara në Spanjë, për përballjet evropiane. Megjithatë, Bayern shihet si më favorit për të avancuar në finale.

Champions League

Gjysmëfinalet

Manchester C. – R. Madrid  – 26 Prill/4 maj

Atletico M. – Bayern M. – 27 prilll/3 maj

Finalja

28 Maj, Milano

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?